“Luajmë në Polin e Veriut”, Solskjaer: Pogba mungon, nuk do luaj sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2019 | 16:22

“Luajmë në Polin e Veriut”, Solskjaer: Pogba mungon, nuk do luaj sepse…

Ole Gunar Solskjaer tha në konfer encën për shtyp përpara ndeshjes me AZ Alkmarin në Ligën e Europës se Mançester Junajtidi i tij do të luajë në një nga fushat më të këqija artificiale që ai ka parë ndonjëherë.

solskjaer

Takimi i sotëm do të zhvillohet në një fushë me bar sintetik në stadiumin “Cars Jeans”, i ndërtuar për Botërorin e hokejit 2013, pasi një pjesë e tavanit të stadiumit të Alkmarit, 65 km më larg, u shemb gjatë muajit gusht. Tekniku i “djajve” tha se ai është i çuditur që në Holandë gjen një fushë me bar artificial, ndërkohë që ata kanë klimë të shkëlqyer dhe njihen si vendi që prodhon barin më të mirë.

SI NË POLIN E VERIUT

“Është në rregull nëse jeton në Polin e Veriut, siç jetojmë ne në Norvegji. Por këtu? Jam i surprizuar. Është një nga fushat më të këqija që kam parë prej një kohe të gjatë. Në Norvegji janë të gjitha më të reja dhe moderne”, deklaroi Solskjaer. Ai udhëtoi drejt Holandës me 10 lojtarë të akademisë, ndërkohë që Antoni Marsial, Aron Uan-Bisaka dhe Ljuk Shou mungojnë të gjithë. Nuk do të jetë as kapiteni Eshli Jang.

pogba

Por Solskjaer nuk ka grumbulluar as Pol Pogbanë, për të cilin tha se e ka lënë pushim për shkak të dëmtimit në kavilje që i jep ende shqetësime. Por më shumë sesa mesfushori francez nuk është gati, Ole zgjodhi që të mos e marrë me vete 26-vjeçarin për shkak se i trembet një dëmtimi të kampionit të botës për shkak të terrenit ku do të luhet sot. “Unë nuk do ta rrezikoja atë në një fushë me bar artificial edhe nëse do të ishte i gatshëm për këtë ndeshje. Unë me gjunjët e mi nuk e kam shijuar kurrë fushën me bar sintetik. Por këta djem të rinj nuk e kanë problem”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"