Lorik Cana e “mbyll” me Italinë, FSHF e nderon një vit pas lamtumirës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 21, 2017 | 14:44

Lorik Cana e “mbyll” me Italinë, FSHF e nderon një vit pas lamtumirës

Ka kaluar më shumë se një vit që nga momenti kur Lorik Cana i dha lamtumirën Kombëtares shqiptare të futbollit dhe më në fund, ish-kapiteni i përfaqësueses shqiptare do të nderohet me ceremoninë që meriton para tifozëve nga FSHF.

Lorik Cana

Ndonëse ish-mbrojtësi ka qenë i pranishëm në stadium thuajse në çdo ndeshje që ka luajtur ekipi kombëtar gjatë këtyre eliminatoreve, ai dhe FSHF nuk kishin arritur që të organizonin ceremoninë e lamtumirës. Por kjo ceremoni lamtumire do të organizohet para ndeshjes mes Shqipërisë dhe Italisë, në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër, kur Cana do të ketë mundësinë të bëjë xhiron e fundit në pistë përpara tifozerisë për të cilën ai ka qenë një idhull për shumë vite me radhë.

lorik cana

Njoftimi i FSHF-së

Ish-kapiteni i ekipit kombëtar të futbollit Lorik Cana do të mbyllë zyrtarisht karrierën e tij në datën 9 tetor përpara ndeshjes zyrtare eliminatore SHQIPERI-ITALI.

Me këtë rast, FSHF do të organizojë ceremoninë e posaçme për mbylljen e karrierës të kapitenit të saj ndër vite, i cili numëron edhe rekordin e pjesëmarrjes me fanellën kuqezi të përfaqësueses, me 93 ndeshje. Përpara nisjes së takimit, një ceremoni speciale do të realizohet në vlerësim dhe mirënjohje për ish-kapitenin Lorik Cana.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"