Lojtarët e Skënderbeut në humor, por Shehi i kthen me këmbë në tokë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2018 | 20:34

Lojtarët e Skënderbeut në humor, por Shehi i kthen me këmbë në tokë

Më të motivuar se kurrë pas fitores në kryeqytet, te Skënderbeu po vijojë përgatitjet në Korçë. Humori ndihej lehtësisht edhe në seancën e djeshme, e megjithatë ka qenë trajneri Orges Shehi ai që ka munduar t’i kthejë me këmbë në tokë.

45061459_1927413770629668_7864837408267698176_o

Ai ka kërkuar përqendrim maksimal të ekipit në stërvitje dhe u ka kërkuar që mendjen ta kenë vetëm te Kastrioti, që është kundërshtari i radhës. Pavarësisht se bëhet fjalë për ekipin e fundit në renditje, që ka vetëm katër pikë në klasifikim, numri një i pankinës thotë që të mos e nënvlerësojnë.

45024681_1927414293962949_5477776073565405184_o

Dhe duket se Shehi ua ka bërë të qartë se për të evituar surprizat e pakëndshme në shtëpi, ku deri në këtë pikë të sezonit janë lënë 4 nga 7 pikë të mundshme, kërkohet seriozitet.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"