“Lojtarët e Bajernit qaramanë, sillen si në kopësht”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2018 | 14:44

“Lojtarët e Bajernit qaramanë, sillen si në kopësht”

Skuadra bavareze është duke kaluar një moment jo shumë të mirë. I këtij mendimi është edhe ish-lojtari me më shumë ndeshje për Gjermaninë, Lotar Mateus. Ai ka akuzuar me emra konkretë disa lojtarë që janë përgjegjës për këtë situatë në skuadër.

lotar mateus

Për Mateus trajneri Niko Kovaç ka pak faj në këtë moment dhe se e gjithë përgjegjësia bie mbi lojtarët. “Lojtarë si Robert Levandovski dhe Hames Rodrigez mundohen të qëndrojnë mbi skuadrën, edhe Roben me Riberinë. Njëri ankohet se luan shumë pak dhe tjetri që merr shumë pak pasime, ndërsa i treti shan kur zëvendësohet ose qan te gazetarët pas ndeshjes. Kjo duhet të ndalojë.

Disa lojtarë me peshë janë shumë egoistë dhe po tregojnë mungesë respekti ndaj trajnerit, klubit dhe shokëve të tyre të skuadrës”, u shpreh Mateus, që më tej vazhdon: “Nuk e kuptoj Hamesin, që vetëm sepse Kovaç nuk e përqafon ashtu siç e bënte Hejnkes, reagon në atë mënyrë. Ai duhet të reagojë në fushë me lojë dhe jo me fjalë. Ndaj Gladbahut bëri një ndeshje të dobët dhe ndaj jam i mendimit se ai duhet të qëndrojë në stol”. Mateus është nga të paktët ish-lojtarë të Bajernit që kritikon shpesh ish-skuadrën e tij.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"