“Lojtarët dëmtohen fizikisht e psikologjikisht”, flet trajneri i Besëlidhjes: Vendimi i Federatës ishte…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2020 | 17:30

“Lojtarët dëmtohen fizikisht e psikologjikisht”, flet trajneri i Besëlidhjes: Vendimi i Federatës ishte…

Situata e jashtëzakonshme që shkaktoi infeksioni viral COVID-19, e ka goditur fort edhe futbollin. Edhe Besëlidhja po e vuan këtë situatë, pasi ka një objektiv për të cilin është investuar shumë.Plori

Për të mësuar më shumë mbi pasojat që ka shkaktuar pandemia e koronavirusit, për “Panorama Sport” flet trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori: “Në këtë situatë dua të uroj së pari të mos kemi probleme shëndetësore. Është një situatë e paparë asnjëherë, jo vetëm këtu te ne, por edhe në të gjithë botën, shpresoj të mbaroje sa më shpejt e të kthehemi në normalitet.

Te ne pozitiv është fakti se te njerëzit e sportit, konkretisht të futbollit, nuk ka pasur të prekur dhe shpresoj të mos ketë. Normalisht, kjo gjendje ka ndikuar negativisht si ne aspektin fizik, po ashtu edhe atë psikologjik, duke ditur se ishim në kulmin e kampionatit dhe gjendja fizike ishte në maksimumin e saj, po ashtu dhe ana psikologjike është tronditur. Duke parë si do të shkojnë gjërat në të ardhmen në të gjithë ambientin që na rrethon, do të punojmë për të arritur më të mirën në fund të sezonit. Shpresoj të nisë që në maj kampionati, por duket e vështirë, sepse sportistët e kanë të pamundur për të dhënë të paktën 70%, nëse ata nuk bëjnë të paktën 3 javë përgatitje të mirë, sepse mund të ketë pasoja dëmtimesh në seancat stërvitore, duke pasur parasysh pauzën që kanë kaluar.

Në bazë të kësaj ecurie, duhet të besojmë në realizimin e objektivit. Ne si skuadër kemi edhe një sforco tjetër, sepse jemi në garë në të dy kompeticionet, kampionat dhe kupë. Vendimi i federatës është një vendim i drejtë, sepse sadopak ndihmon në këtë situatë të vështirë.BESELIDHJA

Tek ekipi jonë kam rreth 50% të sportisteve që janë kryefamiljarë dhe pavarësisht ndihmës së presidentit Gjok Noka, i cili edhe në këto momente të vështira po mundohet me të gjitha forcat t’i ndihmojë, duhet edhe një ndihmë. Është e pakrahasueshme jeta normale që kemi pasur me këtë situatë, që shkaktoj virusi i rrezikshëm COVID-19.

Gjithsesi, duhet të falënderojmë federatën për këtë ndihmesë financiare në këtë kohë krize. Shpresoj se nga kjo situatë e jashtëzakonshme infeksioni që ka ngujuar gjithë globin të dalim shumë shpejt dhe më të fortë nga çdo drejtim”, ka thënë për gazetën trajneri i Besëlidhjes, Elvis Plori.

PRENG GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"