SERIA A/ Shënon edhe Ekuban, Xhenoa barazon në “San Siro” dhe thellon krizën e Milanit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 5, 2024 | 19:48

SERIA A/ Shënon edhe Ekuban, Xhenoa barazon në “San Siro” dhe thellon krizën e Milanit (VIDEO)

Milani nuk shkoi më tepër se një barazim 3-3 përballë Xhenoas, ndeshje e vlefshme për javën e 34-t të Serisë A italiane.

milan-genoa-preview

Një ndeshje me plot gola në “San Siro”, ku tregoi edhe një herë formën mjaft të dobët që po kalon skuadra e Stefano Piolit këtë periudhë, ku zyrtarisht iu bënë 6 ndeshje pa provuar shijen e fitores. Gjithçka u hap nga Retegui që në minutën e pestë, para se të barazohej rezultati në të 45-tën nga Florenci. Nuk do të qëndronte pa shënuar edhe ish-sulmuesi i Partizanit, Ekuban ku id ha epërsinë e përkohshme të tijve, përpara se Gabia të barazonte përsëri nga një goditje këndi. Zhiru pastaj do të bënte që gjithë “San Siro” të shpërthente në festë kur përmbysi sfidën, por Retegui nuk e mbylli me aq dhe shënoi edhe një herë 5 minuta nga fundi për të vulosur rezultatin 3-3.

Me këtë rezultat, Milani vazhdon të qëndrojë në vendin e dytë me 71 pikë dhe e ka siguruar me kohë vendin në Ligën e Kampioneve sezonin e ardhshëm.

MILAN-XHENOA 3-3

45′ Florenci, 72′ Gabia, 75′ Zhiru / 5′, 86′ Retegui, 47′ Ekuban

GOLI I RETEGUI 1-0 (VIDEO)

GOLI I FLORENCIT 1-1 (VIDEO)

GOLI I EKUBAN 1-2 (VIDEO)

GOLI I GABIA 2-2 (VIDEO)

GOLI I ZHIRU 3-2 (VIDEO)

GOLI I RETEGUI 3-3 (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

bandicam 2024-05-05 17-28-16-717

SONI SALIHI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"