Liga e Kombeve/ Grizman përmbys i vetëm Gjermaninë, ja të gjitha rezultatet e mbrëmjes (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 22:35

Liga e Kombeve/ Grizman përmbys i vetëm Gjermaninë, ja të gjitha rezultatet e mbrëmjes (VIDEO)

Mbrëmjen e sotme u luajtën të tjera sfida interesante nga kompeticioni i Ligës së Kombeve. Takimi më interesant i mbrëmjes, mes Francës e Gjermanisë, pa “gjelat” që dolën fitimtarë me shifrat 2-1 nga kjo sfidë, teksa Grizman i vetëm përmbysi “pancerat”.

Liga-e-Kombeve

Kros kaloi ekipin e Lëv në avantazh me një penallti që në minutën e 14-të, por në të dytën, e gjithë skena ishte për sulmuesin e Atletiko Madridit. Në të 62-tën shënoi një gol fantastik me kokë që nga hyrja e zonës, ndërsa në të 80-tën, shënoi me një penallti duke përmbysur gjithçka.

Në sfidat e tjera, Uellsi mposhti Irlandën, me shifrat 0-1, në një derbi britanik, ndërkohë që Ukrainë mposhti 1-0 Republikën Çeke. Më poshtë, të gjitha rezultatet e mbrojtjes.

grizman

REZULTATET

Liga A

LIVE | Francë-Gjermani 2-1

(Grizman 62′, pen. 80′ / Kros pen. 14′)

Liga B

LIVE | Irlandë-Uells 0-1

LIVE | Ukrainë-Republika Çeke 1-0

Liga C

LIVE | Norvegji-Bullgari 1-0

LIVE | Slloveni-Qipro 1-1

Liga D

LIVE | Gjibraltar-Lihtenshtejn 2-1

LIVE | Letoni-Gjeorgji 0-3

16:00 | Kazakistan-Andorra 4-0

18:00 | Armeni-Maqedoni 4-0

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"