VIDEO/ Bind Teuta, i shkakton Laçit humbjen e parë sezonale
Teuta ka arritur të mposht për herë të parë në këtë kampionat Laçin. 0-3 ka qenë rezultati përfundimtar i takimit në “Elbasan Arena”.
Kurbinasit të cilit ishin si pritës në këtë takim kanë dalë me të kuq që në minutën e 3-të kur Xhixha bëri një ndërhyrje të rëndë dhe Jorgji nuk e fali. Latif me 2 gola dhe Progni kanë qenë heronjtë e takimit. Bregdetarët rregullojnë edhe bilancet e tyre për sa u përket ndeshjeve në transfertë.
Laçi-Teuta 0-3
Latif 17′ 72′‘, Progni 23′
Komenti
90+3 Përfundon takimi.
90′ Tre minuta shtesë nga arbitri i katërt.
90′ Progni i vetë në zonë por e ekzagjiron duke kërkuar ta kalojë topin përmes këmbëve të portierit.
86′ Najdenov provon nga larg, pret Hidi pa probleme.
82′ Smaci kontrollon mirë topin në zonë, godet në drejtim të portës por pret Hidi. Topi përplaset tek një nga lojtarët kurbinas që nuk reagojnë dot në kohë.
77′ Largohet Latif pasi pësoi tërheqje gjatë momentit të golit. Vedin e tij e zë Vecaj.
72’GOOL. Latif trefishon pas një topi të marrë nga Progni.
70′ Largohet Lushkja, në fushë Bushi.
61′ Gjorgjevski ndëshkohet me të verdhë.
56′ Largohet Toro për kurbinasit, në fushë Smaci
54′ Top i ardhur nga goditja e këndit, Bicaj nuk kordinohet mirë edhe pse i pashqetësuar.
52′ Traore gjendet mirë në zonë, por nuk pason dot siç duhet për Prognin i cili do të shfaqej i vetëm përballë portierit. Goditje nga këndi për durrsakët.
46′ Të 2 trajnerët kanë bërë zëvendësime. Për Laçin është larguar Jonuzi dhe i ka lenë vendin Hadrojt. Ndërsa te skuadra e Shkëmbit është larguar Ndreca për Gjorgjievskin.
46′ Topin e parë kësaj here e shkelmojnë kurbinasit.
PJESA E DYTË
45+1; Përfundoj pjesa e parë.
45′ Arbitri i katërt akordon 1 minutë shtesë.
45′ Ndreca ndëshkohet me të verdhë për durrsakët.
41′ Teuta qarkullon topin, ndërsa Laçi provon me kundërsulme. Asgjë për tu përmendur në këto minuta. Kujtojmë që Laçi luan me 10 lojtarë që prej minutës se 3-të të takimit pasi Xhixha u ndëshkua me të kuq.
32′ Najdenov provon nga faulli, sa fat ka Hidi. Topi përplaset në shtyllë dhe përfundon në duart e gardianit.
29′ Hidi ndëshkohet me të verdhë për vonesë të lojës.
23’GOOL. Progni dyfishon takimin për Teutën. Krosim nga e djathta dhe mesfushori shkëputet bukur duke i gjetur kohën topit për ta dërguar në rrjetë.
17′ GOOL. Krosim i mirë nga e majta, po kaq i mirë është edhe kordinimi i Latif që dërgon topin në rrjetë.
9′ Shtubina ka mundësi të artë në zonë, nuk kordinohet dhe godet jashtë.
3′ Xhixha merr karton të kuq.
1’Nis sfida.
Laçi-Teuta
Formacionet:
Laçi: Selmani, Toro, Gjoni, Frangaj, Sefgjini, Jonuzi, Eller, Najdenov, Lushkja, Xhixha, Shtubina
Trajner: Artan Mërgjyshi
Teuta: Hidi, Beqja, Bicaj, Shkalla, Avdyli, Ndreca, Osmani, Kallaku, Traore, Progni, Latif
Trajner: Bledi Shkëmbi
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"