Lista / Mazrekaj jashtë, asnjë përforcim për Krasnodarin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 9, 2016 | 15:34

Lista / Mazrekaj jashtë, asnjë përforcim për Krasnodarin

Klubi i Partizanit nuk ka përfshirë asnjë emër të ri në listën e lojtarëve që i ka dërguar UEFA-s për ndeshjet e play-off të Ligës së Europës ndaj Krasnodarit. I vetmi ndryshim i dukshëm në listën e publikuar sot, është heqja e emrit të Mentor Mazrekajt nga futbollistët e gatshëm për dy sfidat.

Mentor-Mazrekaj

Një ditë më parë, drejtori i përgjithshëm i klubit, Genc Tomori, konfirmoi se Mazrekaj mbetej pjesë e të kuqve, ndërsa në listë mund të bëheshin ndryshime, nëse do të afrohej  në minutat e fundit ndonjë lojtar nga jashtë Shqipërisë.

“Mazrekaj është lojtar i Partizanit. Ka pasur dhe vazhdon të ketë probleme nga ana mjekësore. Stafi teknik dhe mjekësor do të punojnë që nga e sotmja (dje) për ringritjen fizike të Mazrekajt, sepse ai ka pasur një problem, ka operuar këmbën.

Përforcime? Çdo ekip ka nevojë të kompletohet sa më mirë. Them se deri sonte (dje) në mesnatë mund të kemi edhe ndonjë afrim për këto dy ndeshje. Mund të jetë përforcim nga jashtë. Të shikojmë…”, ishin fjalët e Tomorit.

Lista e perditesuar sot nga UEFA

Lista e perditesuar sot nga UEFA

Por më sa duket klubi ka arritur të gjejë përforcime të vlefshme dhe është detyruar që përveç heqjes nga lista të Mazrekajt që është në fazë riaftësimi, të mbyllë listën pa shtuar emra të tjerë përveç të atyre që vijnë nga akademia e klubit kryeqytetas.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"