Lista e dëshirave të Interit, zikaltërit në lëvizje për Hysajn

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2019 | 9:45

Lista e dëshirave të Interit, zikaltërit në lëvizje për Hysajn

Me Spaletin ose jo, Elseid Hysaj është në listën e dëshirave të Interit. “Gazetta dello Sport” ka bërë me dije se mbrojtësi i Kombëtares është pjesë e plani të zikaltërve për të revolucionarizuar mbrojtjen. Teksa Godin është zyrtarizuar si afrimi më i ri në murin zikaltër, duke iu bashkuar dyshes De Vraj-Shkrinjar, krahët janë pjesa në të cilën skuadra milaneze do të ndërhyrje në merkato.

elseid-hysaj-napoli_1tbmbts39h1531syov5xcqlkje

Në listë ka tre emra që po vëzhgohen me kujdes, mirëpo gazeta më e madhe italiane ka bërë me dije se zikaltrit janë vënë në lëvizje për shërbimet e mbrojtësit të Kombëtares. “Danilo i Mançester Sitit është favoriti. Tripier mund të jetë zgjidhja, ndërkohë që Alternativa për prapavijën është Elseid Hysaj, mbrojtësi i Napolit. Një lojtar që i pëlqen Spaletit dhe që mund të luajë në të dy krahët e mbrojtjes. Mirëpo, jo vetëm dëshirë e trajnerit aktual.

Hysaj

Drejtuesit zikaltër kanë pasur një takim me agjentin e mbrojtësit shqiptar, i cili u ka bërë me dije dëshirën e Hysajt për t’u larguar nga Napoli në fund të sezonit. Për të një klauzolë 50 milionë euroshe për jashtë vendit, mirëpo në një rast të tillë mund të përfundojë në rreth 25 milionë euro që do të kënaqnin napolitanët nisur edhe nga kontrata që i përfundon në vitin 2021. Futbollist me eksperiencë ndërkombëtare”, shkruan gazeta më e madhe italiane për mbrojtësin e Kombëtares shqiptare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"