Lionel Mesi e pranon: Isha i mërzitur kur Ronaldo më barazoi me Topa të Artë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 3, 2019 | 19:15

Lionel Mesi e pranon: Isha i mërzitur kur Ronaldo më barazoi me Topa të Artë

Pasi fitoi për herë të gjashtë në karrierën Topin e Artë, Lionel Mesi fol për revistën “France Football”, ku nuk la pa përmendur edhe rivalitetin me Kristiano Ronaldon.

mESI RONALDO

Ai e pranoi se ishte ndjerë i mërzitur kur Ronaldo e barazoi me numrin e Topave të Artë, por u shpreh se nuk mund të bënte më shumë në ato kohë.

“Më pëlqente kur kisha pesë Topa të Artë dhe isha i vetmi. Kur Kristiano fitoi edhe ai të pestin, e pranoj që më dhembi pak, sepse nuk isha më në krye të renditjes i vetëm. Por në ato momente, Kristiano e meritoi të fitonte dhe unë nuk mund të bëja më shumë. E kuptoj pse ai nuk fitoi mbrëmë. Objektivi është të fitosh Champions League, që është kompeticioni që të ofron më shumë mundësi të arrish tek Topi i Artë. Kur Ronaldo e fitoi, ishte sepse kishte bërë sezone të mëdha në La Liga dhe Champions, duke rezultuar deciziv” – u shpreh Mesi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"