Lika thirrje tifozëve: Së bashku e çojmë Vllazninë në Superiore

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 7, 2018 | 13:16

Lika thirrje tifozëve: Së bashku e çojmë Vllazninë në Superiore

Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika ka dalë ditën e sotme përpara mediave dhe ka shpalosur objektivat e ekipit përpara debutimit me Korabin.

lika

“Jemi gati për nisjen dhe jemi të ndërgjejshëm se ka pasur probleme. E gjithë skuadra është e bindur se duheshin bërë lëvizje dhe gjatë kohës ka pasur bisedime me futbollistët për pjesën financiare.” u shpreh fillimisht Lika. Më tej ai preku temën e merkatos, ndeshjes me Korabin dhe një thirrje për tifozët.

Merkato

Jam i kënaqur në përgjithësi me afrimet dhe rinovimet. Me çfarë kemi pasur mundësi mendoj se do ta përballojmë me sukses sezonin. Jemi në përmirësim të vazhdueshëm dhe në janar mund të ndërhyjmë përsëri.

Kalendari

Të gjithë thonë se është favorizues por për ne nuk është kështu. Të gjitha skuadrat janë njësoj. Jemi Vllaznia por kampionati është i fortë dhe duhet të impenjohemi për të arritur suksesin. Çdo ndeshje luajmë për fitore. Skuadrat vijnë me besimin për të fituar, ashtu edhe Korabi.

Tifozët

Zhgënjimi i tyre kuptohet shumë mirë. Në ditë të vështirë janë tifozët që e çojnë skuadrën përpara. Ne jemi këtu për të punuar të gjithë se bashku për ta çuar Vllazninë përpara. Së bashku do ta çojmë Vllazninë në Superiore.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"