Lika: Gjyqtarët tallen me ndjenjat e Luftëtarit, shpikin rregullore nga xhepi i tyre

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2017 | 16:20

Lika: Gjyqtarët tallen me ndjenjat e Luftëtarit, shpikin rregullore nga xhepi i tyre

Në intervistën pas ndeshjes, trajneri i Luftëtarit, Hasan Lika, shprehu shumë pakënaqësi ndaj gjykimit të ndeshjes, dhe tha se ishte arbitri ai që vendosi në humbjen e skuadrës së tij. Ai shtoi se skuadra e tij zhvilloi një lojë shumë të mirë, por ishin vendimet e arbitrit ato që vendosin rezultatin e ndeshjes.

lika

E patit fatin kundër. Vendosi edhe gjyqtarin fatin e sfidës?

“Gjyqtarin e patë vetë. Nuk më takon mua të bëj komente. Ata luajnë me ndjenjën e një skuadre, me ndjenjën e një qyteti. Gjyqtari nuk e ndaloi lojën tek goli i Teutës, dhe vazhdoi avantazhin. Ndërsa për penalltinë nuk e di çfarë të them. Nëse ajo mund të quhet penallti, nuk e di…

Sa ndikoi nervozizmi i skuadrës pas vendimeve të arbitrit

“Kur dikush që gjykon ndeshjen, nuk arrin dot të ndihmojë skuadrën tjetër, edhe do të nervozojë lojtarët. Ne e kërkuam golin, e mbajtëm në presion kundërshtarin. Me pak fat, edhe mund të kishim barazuar ndeshjen. Goli i dytë erdhi me vonesë, dhe goditëm dhe 2 herë shtyllën. Por nga ana tjetër, morëm edhe dy gola që nuk kanë shumë koment.”

Skuadra duket e paduruar për ta zgjidhur ndeshjen në mënyrë individuale. Mungojnë lojtarët me përvojë apo Abazaj dhe Bregu pretendojnë shumë?

“Këta të dy janë lojtarë me cilësi. Ne duam ta zgjidhim lojën me grup, por duam ti shfrytëzojmë edhe cilësitë individuale. Kemi krijuar lojë. Kundërshtari nuk është treguar superior ndaj nesh. I gjithë diskutimi i ndeshjes, përmblidhet tek gjykimi i keq. E kam theksuar edhe më parë, gjyqtari duhet të ndihmojë lojën duke zbatuar rregulloren, jo të shpikë rregulloren nga xhepi i tij.”

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"