Lika beson te Europa: Ndaj Partizanit nuk firmos për barazimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2018 | 17:05

Lika beson te Europa: Ndaj Partizanit nuk firmos për barazimin

Luftëtari po gëzon një formë të shkëlqyer në Kategorinë Superiore, teksa nuk njeh humbje prej 11 ndeshjes radhazi. Duke parë ecurinë pozitive, trajneri i bluzinjve, Hasan Lika, shpreson te një fitore në transfertë ndaj Partizanit. Për numrin një të pankinës gjirokastrite, skuadra e tij i ka të gjitha mundësitë për të synuar 3 pikët ndaj të kuqve. Në fund nuk mungon dhe një urim për trajnerin Dalipi.

Lika

Për ecurinë pozitive…

“Fakti që kemi 11 ndeshje pa humbje, do të thotë që jemi një ekip i kompletuar dhe dimë të luajmë futboll. Besoj se i kemi merituar plotësisht këto rezultate, por edhe pozitën në renditje. Kam besim se nëse vijojmë kështu, mund të synojmë për më lart”.

Përballja me Partizanin…

“Nuk do të firmosja për një barazim me Partizanin, pasi ne futemi në fushë për fitore. Të njëjtën gjë do të kërkojmë edhe ndaj Partizanit, pasi i kemi të gjitha mundësitë për të synuar 3 pikët në këtë sfidë”,

Urimi për trajnerin Klevis Dailipi…

“Me Dalipin kam punuar, e kam koleg dhe kemi marrëdhënie të mira. I uroj suksese te Partizani, por vetëm pas ndeshjes me Luftëtarin”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"