LIGA E KONFERENCËS/ Legia e shqiptarëve fiton lehtë me boshnjakët, Plzen i bën nder… Ballkanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 9, 2023 | 20:45

LIGA E KONFERENCËS/ Legia e shqiptarëve fiton lehtë me boshnjakët, Plzen i bën nder… Ballkanit

Tetë ndeshjet e orës 18:45 në Ligën e Konferencës kanë dhuruar rezultatet interesante. Legia e Varshvës, ku luajnë edhe dy futbollistë shqiptarë, Ernest Muçi dhe Jurgen Çelhaka ka fituar me lehtësi ndaj boshnjakëve të Zrinjskit.

LEGIAAA

Të dy ish-lojtarët e Tiranës e nisën titullar takimin. Çelhaka u zëvendësua në minutën e 64-t, ndërsa Muçi luajti 84 minuta dhe u përfshi te aksioni i golit të parë. Polakëve u ka mjaftuar vetëm pjesa e parë për të mposhtur boshnjakët. Me këtë fitore Legia është ngjitur në vendin e parë me 9 pikë dhe pret përfundimin e ndeshjes së Aston Vilës  me AZ Alkmar. Surprizë ishte rezultati i Stambollit, ku Beshiktash u mund në shtëpi nga Bodo/Glimt. Me këtë humbje Beshiktashi i Milot Rashicës i ka “larë duart” me Ligën e Konferencës për këtë sezon.

Viktoria Plzen ka fituar në shifrat 1-0 ndaj Dinamos së Zagrebit dhe çekët janë automatikisht të kualifikuar, pasi kanë pikët e plota 12 në Grupin C. Me këtë sukses Plzen i bën nder Ballkanit të Dajës, pasi lufta për vendin e dytë mbetet e hapur. Astana dhe Ballkani vijnë me nga 4 pikë pas Plzenit, ndërsa Dinamo Zagreb mbyll grupin me 3 pikë.

Në grupin G  PAOK dhe Eintraht Frankfurt kanë arritur kualifikimin që në këtë fazë, kur kanë edhe dy ndeshje për të luajtur.

 

Beshiktash – Bodo/Glimt 1-2

Bingol 64′ / Moumbagna 38′, 49′

Çukariçki – Fiorentina 0-1

Nzola 6′ (11-m)

Goli i Nzola (VIDEO)

Ferencvarosh – Genk 1-1

Pesic 48′ / Munoz 62′

HJK – Eintraht Frankfurt 0-1

Çaibi 31′

Legia Varshavë – Zrinjski 2-0

Agustiniak 14′, Hosue 30′ (11-m)

Goli i Agustiniak (VIDEO)

Goli i Hosue (VIDEO)

Nordsjaeland – Spartak Trnava 1-1

Ingvartsen 32′ (11-m) / Duris  65′

PAOK – Aberdin 2-2

Taison 23′, Samata 67’/Duk 14′, MkGrath 70

Viktoria Plzen – Dinamo Zagreb 1-0

Çori 34

 

 

Beshiktash – Bodo/Glimt

beshkitash bodo

Çukariçki – Fiorentina

cukaricki fiore

Ferencvarosh – Genk

ferencvarosh genk

HJK – Eintraht Frankfurt

hjk frankfurt

Legia Varshavë – Zrinjski

legia

Nordsjaeland – Spartak Trnava

nrod ternava

PAOK – Aberdin

paok aberdin

Viktoria Plzen – Dinamo Zagreb

plzn dinamo

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"