LIGA E KONFERENCËS/ Aston Vila mund në shtëpi Lilën e Zhegrovës, Klub Bryzh fiton minimalisht kundër PAOK-ut (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2024 | 21:49

LIGA E KONFERENCËS/ Aston Vila mund në shtëpi Lilën e Zhegrovës, Klub Bryzh fiton minimalisht kundër PAOK-ut (VIDEO)

Janë mbyllur edhe ndeshjet e mbrëmjes në Ligën e Konferencës, ku pamë Aston Vilën të mundte brenda në “Vila Park” francezët e Lilës me shifrat 2-1, ndërsa ndeshja tjetër ajo midis Klub Bryzh dhe PAOK-ut u mbyll me një fitore minimale të vendasve 1-0.

MRF2024_Aston-Villa-v-Lille-1038x584

Vila kaloi në avantazh që në minutën e 13-të me anë të Uatkins, ndërsa shifrat do t’i dyfishonte MekGin në të 56-tën. Goli i Diakite nuk ishte i mjaftueshëm që miqtë të mund të dilnin me një barazim nga Anglia, por gjithsesi mbajnë shpresat gjallë për një përmbysje në ndeshjet e kthimit që do të zhvillohet në Francë.

Goli në minutën e 6-të i Veltsen do të ishte i mjaftueshëm për Klub Bryzh, që javën tjetër udhëton drejtë Greqisë e qetë dhe në avantazhin e një goli.

REZULTATET LIVE

ASTON VILA-LILË 2-1

13′ Uatkins, 57′ MekGin / 85′ Diakite

Goli i Uatkins 1-0 (VIDEO)

Goli i MekGin 2-0 (VIDEO)

Goli i Gudmundson i anuluar për pozicion jashtë loje (VIDEO)

Goli i Diakite (VIDEO)

KLUB BRYZH-PAOK 1-0

6′ Veltsen

Goli i Veltsen 1-0 (VIDEO)

FORMACIONET ZYRTARE

ASTON VILA-LILË 

Capture

KLUB BRYZH-PAOK

Capture

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"