Liga e Konferencës/ 17 gola në 5 ndeshje! Murinjo e nis me këmbën e mbarë, Roma triumfon me ‘’manita’’ (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 23:54

Liga e Konferencës/ 17 gola në 5 ndeshje! Murinjo e nis me këmbën e mbarë, Roma triumfon me ‘’manita’’ (VIDEO)

Janë mbyllur 5 ndeshjet e luajtura mbrëmjen e sotme për fazën e grupeve të Ligës së Konferencës ku bie në sy fitorja e thellë 5-1 e Romës ndaj rivalëve të CSKA-së së Sofies.

roma

Skuadra e Murinjos u shtang pasi pësoi gol që në minutën e 10-të, por verdhekuqtë reaguan menjëherë duke përmbysur gjithçka në pjesën e pare me Pelegrinin dhe El Sharauin. Pjesa e dytë foli po për Romën që shënoi dhe tre herë të tjerae me Pelegrinin, Mançinin dhe Abraham. Një nisje me këmbën e mbarë për Murinjon i cili merr fitoren e parë në këtë kompeticonit, kur verdhekuqtë shikohen si favoritët kryesorë.

Në sfidat e tjera, Partizani i Beogradit fitoi në transfertë 0-2 kundër Anorthosis, Bodo/Glim triumfoi në shtëpi 3-1 përballë Zorias, CFR Kluzh u mposht 1-0 nga Jablonec ku u bë protagonist dhe gjyqtari shqiptar Enea Jorgji që nxori një karton të kuq ndërsa AZ Alkmar nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me Randersin.

 

REZULTATET

Grupi B

Anorthosis-Partizan Beograd 0-2

Gomes 42′ , 68′

Grupi C

Bodo/Glimt-Zoria 3-1

Saltnes 48′ , Sobaken 49′, Pelegrino 60′ / Gromov 90+1′ 

Roma-CSKA Sofies 5-1

Pelegrini 25′, 62′ El Sharaui 38′ , Mançini 82′, Abraham 84’/ Karej 10′

Grupi D

Jablonec-CFR Kluzh 1-0

Pilar 51′ 

Randers-AZ Alkmar 2-2

Piesinger 27′ , Graves 68′ / Klasie 24′ , Pavlidis 34′ 

 PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"