VIDEO/ Penallti dhe karton i kuq, Jorgji protagonist në Ligën e Konferencës! Vendimi i gjyqtarit shqiptar tërbon futbollistët e skuadrës rumune

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 16, 2021 | 23:57

VIDEO/ Penallti dhe karton i kuq, Jorgji protagonist në Ligën e Konferencës! Vendimi i gjyqtarit shqiptar tërbon futbollistët e skuadrës rumune

Një treshe gjyqtarësh shqiptar me kryesor, Enea Jorgjin, vendosën drejtësi në ndeshjen e grupeve të  Ligës së Konferencës mes Jablonecit dhe Kluzhit, të zhvilluar në Çeki.

bandicam 2021-09-16 22-09-30-679

Arbitri nga Elbasani, u bë protagonist në minutën e 51-të, teksa akordoi penallti për vendasit, pas prekjes me dorë të Kamoras brenda zonës. Ky i fundit u ndëshkua me karton të kuq, teksa miqtë nga Rumania, nuk ishin aspak dakord me vendimin e Jorgjit.

bandicam 2021-09-16 22-09-35-007

Pilar u tregua i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke kaluar Jablonecin në avantazh në minutën e 51-të. Për më tepër shikoni pamjet:

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"