LIGA E KOMBEVE/ Deshamp: Do të jenë ndeshje argëtuese me Italinë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 9, 2024 | 8:52

LIGA E KOMBEVE/ Deshamp: Do të jenë ndeshje argëtuese me Italinë

Pak minuta pas shortit për edicionin 2024-2025 të Ligës së Kombeve, trajneri i Francës, Didie Deshamp ka dhënë opinionin e tij të parë në mikrofonin e “L’Equipe”.

DESHAMP 1

Shorti që u hodh të enjten në mbrëmje në Paris u dhuroi bluve një grup shumë të fortë, të përbërë nga Belgjika, Italia dhe Izraeli. Ndeshjet do të luhen të plota gjatë vjeshtës së këtij viti dhe vetëm i pari i grupit do të kalojë në “Final Four”.

“Nga momenti që në Ligën A janë 12 skuadrat më të mira natyrisht që nuk jemi të suprizuar nga shorti. E prisnim një grup të fortë. Ky format zëvendëson ndeshjet miqësore. Të gjitha grupet janë solide. Kjo sugjeron 6 ndeshje të nivelit të lartë për vjeshtën.

Ne patëm fatin që efituam atë. Edicioni i kaluar ishte më i vështirë, por i dobishëm për t’u përgatitur për Botërorin. E gjithë vjeshta do t’i kushtohet këtyre 6 ndeshjeve. Ne do të futemi në këtë garë me shumë ambicie”, deklaroi Deshamp.

Trajneri i bluve ka vlerësuar mbi të gjitha një rivale, Italinë, duke ditur dhe lidhjet e tij me këtë vend ku ka kaluar një kohë të artë me fanellën e Juventusit. “E përmenda më lart se të gjitha ndeshjet do të jetë të forta, por mendoj se sfidat më argëtuese do të jetë ato me Italinë. Do të jetë një klasike e futbollit europian”, nënvizoi tekniku i “Gjelave”.

Por trajneri i Francës nuk ka dashur të shpërqendrohet më tej te Liga e Kombeve. Ai e ka vënë theksin te miqësoret e marsit dhe mbi të gjitha te Kampionati Europian që do të startojë në mesin e qershorit. “Përpara kemi takimet e marsit, pastaj përgatitja për Europianin. E gjithë energjia ime është e përqendruar për marsin dhe ‘Euron’ në qershor “, u përgjigj Didie Deshamp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"