Liga e Kampionëve/ Reali leksion Dortmundit, Monako shpërfytyrohet në shtëpi nga Porto (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 26, 2017 | 22:47

Liga e Kampionëve/ Reali leksion Dortmundit, Monako shpërfytyrohet në shtëpi nga Porto (Video)

U luajtën mbrëmjen e sotme 8 takimet e vlefshme për grupet H, G, F, E të Ligës së Kampioneve. Ku spikati fitorja 1-3 e Real Madridit në transfertë ndaj Borusias së Dortmundit si dhe shpërfytyrimi 0-3  i Monakos në shtëpi nga Porto. Nuk ka shkuar më shumë se barazimi 1-1 edhe Liverpuli, në sfidën e zhvilluar në Moskë ndaj Spartakut.

Ronaldo

Napoli i Elseid Hysajt fitoi në shtëpi me rezultatin 3-1 ndaj holandezëve të Fejnordit. Mbrojtësi i Kombëtares  qëndroi në fushë përgjatë 90 minutave, duke qënë një nga lojtarët më të dalluar të sfidës. Nuk pati të njëjtin fat futbollisti tjetër i Kombëtares, mesfushori Valon Ahmedi, i cili aktivizohet në radhët e sllovenëve të Mariborit. Skuadra e tij u mund nga Sevilja me rezultatin 3-0. Shqipari luajti gjatë gjithë takimit por pa arritur të lerë gjurmë.

besiktas-rasenballsport-leipzig

Në sfidat e tjera Mançester Siti fitoi në shtëpi me rezultatin 2-0 ndaj Shaktarit, Totenhemi mposhti APOEL-in me rezultatin 0-3. Paraqitje mjaft deçizive edhe për turqit e Beshiktashit, të cilët triumfuan përballë Lajpcigut me rezultatin 2-0 duke shkuar në kuotën e 6 pikëve.

Kejn

Vlen për tu përmendur se në mbrëmjen e sotme u shënuan 2 “hat trick” me autorë Herri Kejn të Totenhemit dhe Uisam Ben Jader të Sevijas. Ndërsa në total, në të gjitha sfidat u shënuan 23 gola.

sdsds

Një fakt tjetër interesant është se me prezencën e sotme, ylli portugez Kristiano Ronaldo barazoi Raulin për nga numri i ndeshjeve të luajtura në këtë kompeticion dhe tashmë ai renditet i treti në të gjithë botën. Para tij qëndrojnë Iker Kasijas me 166 prezenca dhe Ksavi Hernandez me 151.

Rezultatet dhe golat e të gjitha ndeshjeve të zhvilluara sot:

Dortmund – Real Madrid 1-3

Shënues:  Aubamejang 54′ / Bejl 18′, Ronaldo 50′, 79′

 

 

Apoel – Totenhem 0-3

Shenues: Kejn 39′, 62′, 67′

 

Beshiktash – Lajpcig 2-0

Shënues: Babel 11′, Taliska 43′

 

Mançester Siti – Shakhtar Donesk 2-0

Shënues: De Bryjn 48′, Stërling 90′

 

Monako – Porto 0-3

Shënues: Abubakar 31′, 69′, Lajan 89′

 

Napoli – Fejnord 3-1

Shënues: Insinje 7′, Mertens 49′, Kajeon 70′ / Amrabat 90+3′


Sevilja – Maribor 3-0

Shënues: Ben Jader 27′, 38′,83′


Spartak Moskë – Liverpul 1-1

Shënues: Fernando 23′ / Kutinjo 31′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"