Liga e Kampioneve / Napoli marshon drejt grupeve. Olimpiakosi i Hasit fiton vetëm në fund (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2017 | 22:45

Liga e Kampioneve / Napoli marshon drejt grupeve. Olimpiakosi i Hasit fiton vetëm në fund (Video)

Napoli i Elseid Hysajt ka fituar sot 2-0 ndaj Nicës në ndeshjen e parë të play-off të Ligës së Kampioneve, duke hedhur një hap të sigurt drejt fazës në grupe të turneut,. Golat e Mertens dhe Zhorzhinjos i kanë dhënë një sukses të pastër skuadrës italiane që do të mungohet ta mbrojë atë në ndeshjen e kthimit në Fracnë ku Nicës do t’i mungojnë Koziello dhe Plea, të ndëshkuar të dy me kartonë të kuq.

Atletico Madrid v Real Madrid - UEFA Champions League Final

Hysaj ishte titullar gjatë gjithë ndeshjes, ashtu si Valon Ahmedi me Maribor. Ky i fundit u mund në Izrael përballë Hapoel Ber Shevës, por lë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit në shtëpi falë golit të Tavares.

Sokol Cikalleshi ndoqi nga stoli humbjen 2-1 në shtëpi të Istanbul Bashakshehir përballë Seviljes, ndërsa Sëlltiku fundosi Astanën duke hipotekuar kalimin në turin tjetër falë fitores 5-0 në ndeshjen e parë.

Ndërkaq, Olimpiakosit të Besnik Hasit iu desh një gol në minutat shtesë i Romaos për t’i dhënë suksesin 2-1 ndaj Rijekës.

Ndeshjet

Olimpiakos-Rijeka 2-1
66′ Oxhixha-Ofoe, 90’+3 Romao / 41′ Heber

Sëlltik-Astana 5-0
32′ (ag) Postnikov, 42′, 60′ Sinkler, 79′ Forrest, 88′ Grifiths

Hapoel Ber Sheva-Maribor 2-1
12′ Nuakaeme, 45’+3′ (p) Dzhedek / 10′ Tavares

Istanbul Bashakshehir-Sevilja 1-2
64′ Elia / 16′ Eskudero, 84′ Ben Jeder

 

Napoli-Nicë 2-0
13′ Mertens, 69′ (p) Zhorzhinjo

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"