LIGA E EUROPËS/ 30 gola në 8 ndeshja! Shkëlqejnë Roma dhe Leverkusen, Liverpuli e mbyll grupin me humbje. Ja skuadrat e kualifikuara (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 14, 2023 | 20:54

LIGA E EUROPËS/ 30 gola në 8 ndeshja! Shkëlqejnë Roma dhe Leverkusen, Liverpuli e mbyll grupin me humbje. Ja skuadrat e kualifikuara (VIDEO)

U luajtën mbrëmjen e sotme prej orës 18:45, tetë ndeshjet e vlefshme për grupet e Ligës së Europës, ku u shënuan në total plot 30 gola. Këto përballje ishin të fundit për fazën e grupeve, teksa nuk munguan surprizat. Ku më e madhja ishte padyshim humbja e Liverpulit në transfertë ndaj Rojal Union.  Ndërkohë në duelet e tjera, Roma dhe Leverkuzen, triumfuan bindshëm në shtëpi. Për sa i përket verdikteve të grupeve të mbyllura, ato variojnë si më poshtë: 

 

Europa

GRUPI G: Slavia e Pragës e renditur në vendin e parë në grup, kualifikohet direkt për në raundin e 1/8-ave, ndërkohë Roma kualifikohet për në raundin e 1/16-ave. Vendi i tretë, Servete, u kualifikuar për në raundin e 1/16-ave të Ligës së Konferencës. 

1

GRUPI H: Leverkuzen i renditur i pari në grup, kualifikohet direkt për në raundin e 1/8-ave, ndërkohë Karabaku i Xhixhës, kualifikohet për në raundin e 1/16-ave. Vendi i tretë, Moldes u kualifikuar për në raundin e 1/16-ave të Ligës së Konferencës. 

2

GRUPI E: Liverpul i renditur i pari në grup, kualifikohet direkt për në raundin e 1/8-ave, ndërkohë Tuluz, kualifikohet për në raundin e 1/16-ave. Vendi i tretë, Rojal Union u kualifikuar për në raundin e 1/16-ave të Ligës së Konferencës. 

3

GRUPI F: Vijareal i renditur i pari në grup, kualifikohet direkt për në raundin e 1/8-ave, ndërkohë Ren kualifikohet për në raundin e 1/16-ave. Vendi i tretë, Makabi Haifa, u kualifikuar për në raundin e 1/16-ave të Ligës së Konferencës. 

4

REZULTATET 

ROMA 3-0 SHERIF

11′ Lukaku, 32′ Beloti, 90+3′

GOLI I PISILIT (VIDEO)

GOLI I LUKAKUT (VIDEO)

GOLI I BELOTIT (VIDEO)

LEVERKUSEN 5-0 MOLDE

7′ Shik, 22′ Tapsoba, 26′ Elingsen (AU), 60′ Hlozek, 70′ Mbamba, / 76′ Kitolano

LASK 1-1 TULUZ 

61′ Ljubicic/ 54′ Dallinga

PANATHINAIKOS 0-1 MAKABI HAIFA

20′ David

KARABAG 2-0 HAKEN 

1′ Leandro Andrade, 45’+4′ Benzia

REN 2-3 VIJAREAL 

37′ Asignon, 79′ Blas/ 36′ Moreno (P), 63′ Akhomaç, 80′ Parejo

ROJAL UNION 2-1 LIVERPUL 

33′ Amoura, 43′, 62′ Puertas/ 40′ Kuansah

SLAVIA PRAGË 4-0 SERVETE

15′ Doudera. 25′ Shranz, 30′, 45’+1′ Shytil

FORMACIONET ZYRTARE

ROMA – SHERIF 

rom

LEVERKUSEN – MOLDE 18:45

lev

LASK – TULUZ 18:45

lask

PANATHINAIKOS – MAKABI HAIFA 18:45

maka

KARABAG – HAKEN 18:45

qara

REN – VIJAREAL 18:45

ren

ROJAL UNION – LIVERPUL 18:45

li

SLAVIA PRAGË – SERVETE 18:45

sla

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"