Levandovski golashënuesi i vitit 2020, Ronaldo pas tij, podiumin e mbyll Lukaku. Ja renditja e plotë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 30, 2020 | 16:54

Levandovski golashënuesi i vitit 2020, Ronaldo pas tij, podiumin e mbyll Lukaku. Ja renditja e plotë

Robert Levandovski ka shënuar 47 gola duke u renditur i pari në klasifikimin e golashënuesve në botë për vitin kalendarik 2020.

LEVANDOVSKI

Këtë renditje e ka “stiluar” faqja e statistikave “CIES”, ku pas gjigantit polak të Bajernit të Mynihut ndodhet Kristiano Ronaldo me 45 gola, podiumin e mbyll bomberi i Interit Romelu Lukaku me 42 gola ku vetëm sezonin e kaluar realizoi në total 34 gola.

Haland renditet i katërti me 40 gola. Çiro Imobile klasifikohet i 6-ti me 33 gola dhe Kilian Mbape në vendin e 9 me 32 gola të realizuar.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"