Lëv e la jashtë kombëtares për shkak dëmtimi, Ter Shtegen nxjerr “blof” teknikun gjerman

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 12, 2018 | 17:01

Lëv e la jashtë kombëtares për shkak dëmtimi, Ter Shtegen nxjerr “blof” teknikun gjerman

Lajmi për mungesën e Ter Shtegen dhe Zherom Boateng në listën e kombëtares gjermane ishte befasi për të gjithë. Trajneri gjerman Joakim Lëv, ka dhënë arsyet e tij për shkakun e mungesës së dy lojtarëve. Për Zherom Boateng arsyeja e pushimit ishte që lojtari të punonte në përgatitjen e tij fizike.

15282145367109

Ter Stegen në anën tjetër ishte thënë të mungonte faji i një lëndimi në krah, shkruan “Welt.de”. Megjithatë, portieri gjerman është parë duke mbrojtur ngjyrat e Barcelonës, në humbjen që skuadra e tij pësoi 3 me 4 ndaj Real Betis. Kujtojmë se në këtë ndeshje, gardiani gjerman bëri një gabim të rëndë kur pësoi golin e tretë.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"