Leonardo “peshkon” në Francë, në Milano mund të mbërrijë Jaja Ture i ri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 16:55

Leonardo “peshkon” në Francë, në Milano mund të mbërrijë Jaja Ture i ri

Leonardo po kërkon të përforcojë skuadrën. Kuqezinjtë kanë siguruar një trekuartist siç është Paketa. Megjithatë Leonardo tashmë ka hedhur sytë në Francë. Ai po vëzhgon mesfushorin Ibrahim Sangare.

sangare

Ai luan për Tuluzën dhe është më origjinë nga Bregu i Fildishtë. Viti i tij i lindjes është 1997-ta dhe të gjithë e cilësojnë si Jaja Ture i ri. Operacioni mund të mbyllet për 20 milionë euro, por Leonardo ka në listë edhe Rabio nga PSG. Për këtë të fundit tratativat janë të vështira dhe opsioni i tij mund të jetë Sangare.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"