Lëkundet stoli i Tuhelit, PSG-ja mendon të marrë trajnerin italian për drejtimin e skuadrës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2020 | 11:56

Lëkundet stoli i Tuhelit, PSG-ja mendon të marrë trajnerin italian për drejtimin e skuadrës

Në Angli ka një derbi mes Çelsit dhe Junajtidit për Masimiliano Alegrin, por për trajnerin më të lakmuar italian, i cili është pa punë që prej largimit nga Juventusi në vitin 2019, është futur në garë edhe PSG.

Alegri55

Raporti mes drejtorit sportiv të francezëve, Leonardo, dhe trajnerit Tomas Tuhelit nuk është më aq i konsoliduar dhe pas nisjes me humbje të parisienëve në Champions kundër Mançester Junajtidit, janë shtuar zërat e një shkarkimi të mundshëm të gjermanit nga “Parc des Princes”. Në listën e kandidatëve, përveç Alegrit, është edhe emri i Mauricio Poçetinos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"