Legjenda e Anglisë “kapet” keq me Shaqirin: Lojtarë si ai nuk mund t’i kem në ekip!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 18, 2018 | 23:00

Legjenda e Anglisë “kapet” keq me Shaqirin: Lojtarë si ai nuk mund t’i kem në ekip!

Legjenda e Anglisë, Geri Nevill, ka sulmuar sulmuesin e Zvicrës, Xherdan Shaqirin, duke e quajtur “joprofesional”. Ish-mbrojtësi i Mançester Junajtid, nuk i ka ndalur kritikat për lojtarin me origjinë shqiptare.

xherdan shaqiri

“Nuk jam tifoz i Shaqirit, të jem i sinqertë. Të flasim drejtë, këtë sezon ai e distancoi veten nga lojtarët e tjetër të Stokes. Nuk ishte aspak profesional sezonin e kaluar, padyshim. Ai mund të shpikë nga asgjëja golin e vitit, dhe të luajë një ndeshje fantastike, por gjithashtu mund ta kesh për 3 ndeshje radhazi dhe të mos bëjë asgjë, vetëm të sillet kot nëpër fushë. Lojtarë si ai, unë nuk mund t’i kem në ekip” – deklaroi Nevill.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"