Legjenda bullgare çmendet pas yllit të Juves: Është një lojtar i frikshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 19, 2021 | 23:21

Legjenda bullgare çmendet pas yllit të Juves: Është një lojtar i frikshëm

Hristo Stoiçkov, ish-sulmuesi dhe rekordmeni i futbollit bullgar, ka mbetur i zhgënjyer nga mënyra sesi Italia hedhi në erë mundësinë për t’u kualifikuar direkt për në Botëror.

kieza

Fatkeqësisht, Bullgaria e tij ishte një nga ato pengesa që bënë Italinë të lëshojë terren në grup, teksa në shtator e detyruan në një barazim 1-1. Gjithsesi, Stoiçkov beson dhe shpreson se kampionët e Europës nuk do të mungojnë në Katar, pasi një kombëtare si ajo që ka ndërtuar Roberto Mançini i pëlqen shumë, aq më tepër që pjesë e të kaltërve është edhe lojtari i tij i preferuar:

“Nuk arrij ta shpjegoj sesi Italia bëri kaq shumë hapa fals në dy muajt e fundit, por pikërisht kjo është e bukura e këtij sporti. Unë mendoj se Italia nuk duhet dhe nuk do të mungojë absolutisht në Katar.

Jo vetëm sepse ata janë kampionët e Europës, por do të ishte e pakuptimtë që një kompeticioni si Kupa e Botës t’i mungonin kampionë si Bonuçi e Kielini, mbrojtësit më të mëdhenj të 20 viteve të fundit, por edhe lojtari për të cilin çmendem aktualisht. Po flas për Federiko Kiezën… A adhuroj, pasi ka shpejtësi, driblim dhe di të godasë portën në mënyrë të paparashikueshme. Është i frikshëm”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"