Leao-Lautaro, derbi i sotëm vlen lavdinë mes dy yjeve që janë “fikur” së fundmi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2024 | 13:51

Leao-Lautaro, derbi i sotëm vlen lavdinë mes dy yjeve që janë “fikur” së fundmi

Derbi i sotëm mes Milanit dhe Interit është edhe një duel në distancë mes dy numrave 10, Rafael Leao dhe Lautaro Martinez, i dy personazheve më të rëndësishëm të dy formacioneve. Këtë sezon po përjetojnë një moment ndryshe nga njëri-tjetri. Këtë vit Lautaro Martinez dhe Rafael Leao janë më larg se kurrë njëri-tjetrit për rendimentin, besimin dhe dashurinë nga ana e tifozëve dhe mbi të gjitha për lidershipin e treguar në fushën e lojës.

leoa lautaro

Argjentinasi përshkruhet si një kapiten në shpirt, përtej fushës së lojës, ndërkohë që portugezi të jep përshtypjen që nuk po e kalon dot ngërçin, nuk po gjen dot forcën për të dalë nga situata e vështirë në të cilën ndodhet. Leao nuk po bëhet dot lideri i skuadrës për ta udhëhequr atë në momentet më delikate, për ta marrë përdore drejt fitoreve në kampionat apo në Europë. Shpeshherë vërshëllehet edhe nga tifozët, ndërsa për numrin 10 zikaltër ka vetëm duartrokitje edhe në momentet kur ai gabon. Sepse këtë status dhe dashuri e ka fituar në fushën e lojës.

STATISTIKAT- “El Toro” nuk shënon që nga 28 shkurti kundër Atalantës, por 23 golat e realizuar deri tani në këtë sezon vlejnë shumë dhe vlejnë vendin e parë të tabelës së klasifikimit, por gjithashtu edhe të renditjes në Serinë A për Interin. Në anën tjetër, me 7 gola dhe 8 asiste numri 10 i MIlanit nuk është as në dhjetëshen më të mirë të sulmuesve në 5 kampionatet më të mira të Europës për asnjë statistikë. Madje edhe në një krahasim me lojtarin e Interit, ai i Milanit është superior vetëm në driblime. Kjo është arma më e fortë që ka në dispozicion, të cilën shpeshherë nuk ka ditur ta shfrytëzojë siç duhet. Leao ka kryer 67 driblime të sakta.

Ndërkohë, për goditjet në portë, Lautaro ka 94 dhe Leao 54. Sakrifica për skuadrën duket edhe në topat e rikuperuar, ku argjentinasi udhëheq me 32 dhe portugezi ka vetëm 18. Lautaro dhe Leao në këtë sezon janë si dita me natën, por në një derbi mund të ndodhë gjithçka. I pari ka shansin për të dalë kampion si kapiten dhe për herë të parë në një derbi, ndërsa i dyti t’i prishë festën dhe të hakmerret me të gjithë. Sfida është e hapur.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"