Lautaro Martinez është “diamanti” i ri i Interit, kapiteni Ikardi e fton në shtëpi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2018 | 23:18

Lautaro Martinez është “diamanti” i ri i Interit, kapiteni Ikardi e fton në shtëpi

Ka gjithmonë skep tikë të llojit “jo, fut bolli nuk është basket: statistikat nuk janë Bibla”. Ndoshta, por pa Lautaro Martinezin në fushë goditjet në kuadrat të Interit ishin zero. Me “Demin” në fushë, katër. Ndryshimi është i dukshëm, po ashtu si pesha që argjentinasi ka në ofensivën e zikaltërve. Luçiano Spaleti ka “në duar” një sulmues të kompletuar dhe kur Lautaro të përqendrojë forcat e tij brenda zonës së rreptësisë për kundërshtarët do ketë probleme.

kautaro

PËRPARA DHE MBRAPA

“Demi” lëviz komplet në gjysmëfushën kundërshtare dhe jep shpirtin: e sheh teksa shfaq gjithë grintën e mundshme në një sparkatë në vijën anësore, kur vetëm një lojtar i mësuar me ato pozicione do e kishte më të lehtë. Lautaro ndryshoi Interin kundër Çelsit (e jo vetëm). Në pjesën e dytë, kur u vendos disa hapa prapa Ikardit (po ashtu si me Shefilldin), skuadra e Spaletit i dha një tjetër ritëm ndeshjes, duke i ndërlikuar jetën mbrojtësve të Sarrit. Për më shumë, Lautaro ngadalësoi, e me raste frenoi daljet me top të Zhorzhinjos, tipike të skuadrave të Sarrit.

Dhe me Ikardin kuptohen në ajër. Por, Lautaro nuk është vetëm kaq: kur e sheh të luajë duket sikur luan me Interin prej një jete. Nuk është kuptuar ende nëse është mirë të vendoset i tërhequr apo si sulmues i parë, siç e mbylli ndeshjen ndaj bluve. Mbrojtja e topit është një karakteristikë e tija, por “perlën” e dhuroi në minutën e 91- të me goditjen fluturimthi të bllokuar mrekullisht nga Kabajero. Lautaro po merr për dore Interin, ky është fakti. Kuptohet edhe nga fjalët e trajnerit të tij:

lautaro2

“Është i fortë, kjo nuk mund të kundërshtohet, – u shpreh Luçiano Spaleti pas Çelsi-Inter, – Nuk i shmang problemet, por përballet me to. Në thelb ka tipare sulmuesi, por kur i kërkova të markonte Zhorzhinjon nuk bëri zë… “. Kështu, Interi frenoi dalëngadalë Çelsin e ri të Sarrit, madje duke e trembur në fragmentet e fundit. Spaleti ka një gjetur një “diamant” me vlerë të madhe.

10-A DHE IKARDI – Një pasuri për të mos u humbur. “Unë nga dy nuk kam frikë”, duhet t’i ketë pëshpëritur Lautaro Martinez fanellës me numër 10 kur vendosi ta zgjidhte. Tek Interi e kanë mbajtur personazhe si Baxhio e Ronaldo: jo keq, nëse e mendon. Por, edhe “Demi” premton ta veshë me respekt. “Për t’u përmirësuar gjithmonë e më shumë”, komentoi dje në “Instagram”, në një foto të Çelsi-Inter. Do jetë një ndihmë për Ikardin, por jo vetëm.

Lautaro

Raporti mes Lautaros dhe Mauros (që do jetë shoku kryesor në skemat e Spaletit), ndërkaq, po konsolidohet në fushë, por edhe jashtë. Kapitani i Interit e ka mikpritur, në fakt, në apartamentin e tij me pamje nga “Meazza” dhe ka publikuar në “Instagram” fotografinë e të dyve, teksa kalonin momente relaksi në pishinë, me në sfond stadiumin ku të dy besohet se do dhurojnë spektakël në sytë e tifozëve zikaltër.

Përgatiti: LEDIO NASE 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"