Lautaro kapet me ikonën e Milanit: Nuk i kujtohet goli që u shënova kuqezinjve në Champions

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 26, 2024 | 17:08

Lautaro kapet me ikonën e Milanit: Nuk i kujtohet goli që u shënova kuqezinjve në Champions

Nga grumbullimi i Argjentinës, Lautaro Martinez ka folur për momentin që po kalon tek Interi dhe për situatën në kombëtare.

lautaro milan

“Sigurisht që po jeton një moment shumë të bukur tek Interi. Nuk e imagjinoja kurrë një karrierë të tillë. Në këtë skuadër ka pasur edhe argjentinas të tjerë. Po luaj këtu prej 6 vitesh dhe për mua është shumë e rëndësishme që të shkruaj historinë e këtij klubi dhe të thyej rekorde. Po punojmë ditë pas dite dhe duhet të vazhdojmë kështu për t’ju dhuruar kënaqësi njerëzve që na ndjekin nga momenti i parë dhe me kanë trajtuar në një mënyrë të jashtëzakonshme. Unë jam gjithçka në fushën e lojës dhe kjo është puna ime”, tha fillimisht Lautaro.

Pastaj bën edhe një kundërpërgjigje ndaj Kostakurtës, i cili ka thënë që priste më shumë nga Lautaro dhe se ky i fundit mungon në ndeshjet e mëdha. “Kostakurta ka thënë se unë nuk luaj në ndeshjet e mëdha dhe kjo nuk është e vërtetë. Unë shënova kundër Milanit në Champions në sezonin e kaluar dhe ishim në gjysmëfinale. Mendoj se është një nga ndeshjet më të rëndësishme të historisë së të dyja klubeve. Këtë nuk e ka llogaritur. E këshilloj që ta shikojë atë gol, por jo atë. Të shikojë edhe shumë ndeshje të tjera për të kuptuar çfarë kam bërë në fushën e lojës”, ka thënë Lautaro.

Më tej ai foli edhe për deklaratën e trajnerit Skaloni, i cili tha se Lautaro është i qetë. “Nuk e di çfarë ka thënë, por është një trajner që kërkon gjithmonë e më shumë nga skuadra dhe nga individët. Është trajner i zoti dhe mesazhi që jep për grupin është i rëndësishëm për të vazhduar punën dhe pa pengesa”, përfundoi kapiteni i Interit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"