Lajmi i ultimatumit, 23-vjeçari Leao sulmon portalin italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 20:28

Lajmi i ultimatumit, 23-vjeçari Leao sulmon portalin italian

Lajmin e dhënë nga “La Gazzetta dello Sport” mbi një ultimatum nga ana e Milanit në adresë të Rafael Leaos e kanë pasqyruar disa media europiane. Mes tyre ka pasur, siç është normale të ndodhë, edhe shumë portugeze.

LEAO

Njërës prej tyre i ka dhënë përgjigje vetë Leao. Nën postimin për “ultimatumin” ndaj tij, sulmuesi kuqezi ka replikuar:

“A nuk keni diçka më të mirë për të bërë?” Sinjal i qartë i pakënaqësive, të cilat lojtari i ka reflektuar edhe në fushë me Milanin, ku nuk shënon prej dy muajsh, teksa topi i fundit i dërguar në rrjetë është ai ndaj Luksemburgut, të cilit i shënoi golin e gjashtë në sfidën e humbur me Portugalinë. Për t’u theksuar se në atë sfidë, Leao dhuroi një asist, por edhe shpërdoroi një penallti, të cilën e kishte fituar vetë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"