Sukaj i qëndron besnik Flamurtarit, klubi konfirmon rinovimin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 13, 2019 | 19:51

Sukaj i qëndron besnik Flamurtarit, klubi konfirmon rinovimin

Xhevahir Sukaj do të jetë pjesë e Flamurtarit edhe sezonin e ardhshëm. Ka qenë klubi vlonjat, që nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare, ka bërë publik rinovimin e sulmuesit shkodran.

Sukaj

31-vjeçari iu bashkua kuqezinjve, në merkaton e janarit të sezonit të kaluar, ndërkohë që drejtuesit e Flamurtarit kanë arritur të bindin sulmuesin që të jetë pjesë e skuadrës edhe për të paktën 1 sezon.

Shkodrani arriti të realizonte 4 gola me fanellën vlonjate, teksa u aktivizua 10 takime. Në të kaluarën Sukaj ka mbajtur veshur fanellën e shumë klubeve shqiptare dhe të huaja, ku spikasin Vllaznia, Partizani, Laçi, Sepahan, Nk Zagreb, Orduspor, ejt.

PANORAMASPORT.AL 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"