Lajme të mira për Partizanin, gjashtë rikthimi para ndeshjes me Teutën te të kuqtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2023 | 9:50

Lajme të mira për Partizanin, gjashtë rikthimi para ndeshjes me Teutën te të kuqtë

Partizani zhvilloi dje stërvitjen e radhës në kuadër të ndeshjes së të shtunës ndaj Teutës, e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore. Ditën e djeshme në skuadër ka pasur rikthime të rëndësishme.

telushi partizani

Andi Hadroj, Marçelino Preka dhe Paulo Buxhelaj të angazhuar me Kombëtaret kuqezi janë kthyer në aksion. Fatmirësisht për asnjërin prej tyre nuk ka pasur probleme në këto ndeshje dhe dje janë stërvitur normalisht.

Ndërkohë, lajme të mira ka edhe nga futbollistët, që kanë pasur probleme fizike në ditët e fundit. Jozef Menish ka kaluar problemet e shkaktuara nga një goditje në kavilje, ndërsa Maget dhe Telushi kanë kaluar të dy shqetësimet muskulore dhe janë gati për ndeshjen e radhës.

Përveç Matondos, që nuk është kthyer ende nga impenjimi me Kombëtaren, të gjithë dje janë stërvitur normalisht.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"