Lajme pozitive për Marash Kumbullën, ja kur pritet të rikthehet në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2023 | 23:37

Lajme pozitive për Marash Kumbullën, ja kur pritet të rikthehet në fushë

Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare, Marash Kumbulla i është rikthyer stërvitjes me grupin dhe së shpejti do të jetë i gatshëm për të ndihmuar skuadrën e Romës në fushën e gjelbër. 

kumbulla

Sipas medias italiane “Il Tempo”, Kumbulla, pritet të jetë në stol në duelin e radhës në kampionat. Roma do të përballet me Juventusin dhe Kumbulla me shumë mundësi do të jetë në dispozicion të Murinjos.

Një lajm pozitiv ky edhe për trajnerin Silivnjo, i cili do të ketë një alternativë më shumë për Kombëtaren shqiptare.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"