Laçi zyrtarizon afrimin e dytë, firmos mesfushori që luajti me Tomorin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2021 | 21:42

Laçi zyrtarizon afrimin e dytë, firmos mesfushori që luajti me Tomorin

Klubi i Laçit ka prezantuar goditjen e dytë në këtë merkato verore.

klinti qato

Siç e kishte njoftuar ditë më parë “Panorama Sport”,  skuadra kurbinase ka prezantuar Klinti Qaton si përforcimin e dytë në këtë sesion merkatoje. Mesfushori 23-vjeçar ka qenë pjesë e skuadrës së Tomorit ku spikati deri në Play-Off-in e Kategorisë Superiore.

Këtë lajm e ka bërë vetë publike klubi i Laçit me anë të një postimi ku shkruan se do të ketë dhe goditje të tjera.

POSTIMI I LAÇIT –

“Zyrtarizohet goditja e dytë në familjen bardhezi! Mirësevjen Klinti Qato! Qëndroni, sepse të tjerë janë duke mbërritur!”

199572302_577313953655692_6359334945353695525_n

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"