Lacio arrin marrëveshje me mesfushorin e Premier Ligës, zyrtarizimi vjen ditën e hënë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 8, 2020 | 13:36

Lacio arrin marrëveshje me mesfushorin e Premier Ligës, zyrtarizimi vjen ditën e hënë

David Silva pritet të nënshkruajë një kontratë tre vjeçare me Lacion të hënën, pasi do largohet nga Mançester Siti si lojtarë i lirë. 34 vjeçari kishte oferta edhe nga kampionati amerikan i futbollit MLS, por babai i tij konfirmoi se mesfushori donte të luante në Serinë A.

lacio silva

Sipas “Corriere Dello Sport”, “SportItalia”, “Sky Sport Italia” e të tjerë, zyrtarizimi do vijë ditën e hënë. Enigma e fundit për të bindur lojtarin u arrit, pasi Lacio siguroi pjesëmarrjen në Ligën e Kampionëve për sezonin tjetër. Lacio do i ofrojë një kontratë tre vjeçare më një rrogë të lartë.

Silva ka qenë pjesë e Mançester Sitit që prej vitit 2010 dhe kontrata e tij skadon në fund të sezonit të Ligës së Kampionëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"