Laçi vihet në kërkim të një sulmuesi, kurbinasit duan të gjejnë zëvendësuesin e Saliu Guindos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 4, 2022 | 13:03

Laçi vihet në kërkim të një sulmuesi, kurbinasit duan të gjejnë zëvendësuesin e Saliu Guindos

Laçi befas është zbrazur në fazën sulmuese, aty ku janë larguar njëri pas tjetrit lojtarë si Van-Dejv Harmon, Dejan Zarubica dhe së fundmi kryegolashënuesi i kampionatit shqiptar në sezonin e fundit, Saliu Guindo.

guindo

“Panorama Sport” raportoi pak ditë më parë se Guindo do të largohej nga kurbinasit pas përfundimit të angazhimit në Ligën e Konferencës. Dhe kështu ndodhi, teksa sulmuesi nga Mali nuk është paraqitur në stërvitje.

Mësohet se Guindo do të vazhdojë karrierën në kampionatin hungarez, aty ku klube të njohura si Ferencvarosh dhe Ujpeshti janë interesuar prej kohësh për shërbimet e tij. Në klubin e Laçit po kërkojnë zëvendësuesin e tij, por gjithashtu edhe për mbrojtës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"