Laçi pa alternativa, afrimi i parë i kurbinasve në janar do të jetë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 21, 2019 | 11:47

Laçi pa alternativa, afrimi i parë i kurbinasve në janar do të jetë…

Irlian Ceka do të jetë afrimi i parë i Laçit. I huazuar gjatë verës tek Apolonia, mbrojtësi i linjës së majtë do t’u bashkohet bardhezinjve. Prej janarit ai do të vihet nën urdhrat e Armando Cungut, duke i shtuar alternativa për prapavijën.53660798_3058476970844634_2648047380380778496_n-1

Te kurbinasit kanë nisur një “mikrorevolucion”, duke larguar elementë që nuk kanë bindur në këtë pjesë të parë të sezonit. Më herët ikën Damian Gjini, Stenio Dutra dhe Elvi Berisha, ndërsa listës iu shtuan pak ditë më parë edhe Renato Spahiu, Aleksandro Zaimaj dhe Flosard Malçi.

Me ta është shpallur “divorc” i parakohshëm dhe logjikisht këto firo kanë hapur vend për përforcime të reja. Klubi e ka përqendruar merkaton jo vetëm në Shqipëri, por edhe jashtë saj. Gazeta “Panorama Sport” mëson se Laçi është shumë pranë për të arritur akordin me një mbrojtës kosovar. Nuk jepen më shumë detaje, pasi nuk duan që të ndikojnë në negociata.

Rekordi” – Largimet para ndeshjes me Bylisin dhanë efektet e veta në këtë transferta. Armando Cungu është detyruar që të udhëtojë vetëm me 14 lojtarë. Pra, një formacion dhe vetëm 4 rezerva. Në protokoll ishin në dispozicion lojtarë si: Edmir Sali, Aldo Elmazi, Florian Trokthi, Fatmor Prengaj. Këta të fundit morën minuta nga fundi, ndërsa dy të parët ishin të vetmit që mbetën në pankinën e boshatisur.shehu laci

Ecuria – Ecuria e javëve të fundit ka qenë mbresëlënëse, për të mos thënë që Armando Cungu e ka transformuar tërësisht këtë ekip që prej ditës që e mori. Zona “Euro” ka qenë objektiv i kahershëm i kurbinasve, por nuk përjashtohet mundësia që këtë vit të tentojnë diçka me tepër. Nëse ruajnë ritmin, diferenca me 5 pikë me kreun është e rikuperueshme. E megjithatë, drejtuesit kanë menduar që ta fshijnë termin “titull” dhe rrjedhimisht presionin nga ekipi. Me këtë filozofi po ecet që pas largimit të Sulejman Starovës, duke u përqendruar vetëm te ndeshja e radhës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"