“Laçi ka ekip të fortë pavarësisht rezultateve”, flet Edi Martini: Merkato? Nëse do të ketë ndonjë lëvizje do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 30, 2021 | 18:36

“Laçi ka ekip të fortë pavarësisht rezultateve”, flet Edi Martini: Merkato? Nëse do të ketë ndonjë lëvizje do të…

Në vigjilje të sfidës ndaj Laçit, e cila është e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 13:45 në stadiumin e qytetit të Laçit, është shfaqur në konferencë trajneri i Teutës, Edi Martini i cili analizon këtë takim:

edi martini

Laçi – “Laçi ka ekip të fortë megjithëse nuk ka marrë shumë rezultate. Si çdo ndeshje tjetër, edhe kjo është e vështirë. Kjo nuk është ndeshje shumë kyçe, por si të gjithë të tjerat sepse na duhen pikët.

Formacioni – “Pak e shumë e kam në mendje kush do jetë nesër në fushë nga minuta e parë. Gëzojmë formë të mirë.”

Barazimi ndaj Partizanit – “Barazimi me Partizanin nuk na ka lënë shije të mirë, por besoj se kemi bërë stërvitje intensive dhe djemtë po bëjnë mirë.

Gjendja e skuadrës – “Këtë javë do na bashkohet edhe Plaku me ekipin. Gjendja është mjaft e mirë. Si në sulm, si në mbrojtje dhe të veprojmë të gjithë si ekip. Natyrisht kërkohen më shumë gola, duke pasur parasysh cilësinë e lojtarëve sulmues. Nga ndeshja në ndeshje presim që ata të shënojnë dhe të jenë më të sigurt e më të lirë.

Merkato – “I kemi të gjithë rolet e dubluara, ndoshta edhe më shumë se aq. Gjithsesi nëse do të ketë ndonjë lëvizje në orët e fundit, do të jetë për ndonjë super super lojtar. Ne kemi grup shumë të mirë.” përfundoi Edi Martini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"