Laçi i trajnerit Josa nuk e ndal hovin as në miqësore, mjafton një gol për të mundur Kastriotin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 14, 2023 | 18:15

Laçi i trajnerit Josa nuk e ndal hovin as në miqësore, mjafton një gol për të mundur Kastriotin

Ndërprerjen e kampionatit për shkak të angazhimeve të ekipeve kombëtare, klubet shqiptare po e shfrytëzojnë sipas mundësive, ku parësore mbetet rikuperimi i të dëmtuarëve, përmirësimi i gabimeve, por edhe shikimi me qetësi i gjithë elementëve përbërës në skuadër.

laci kastrioti

Fundjava do të shfrytëzohet nga shumë skuadra në zhvillimin e ndeshjeve miqësore, në mënyrë që ta mbajnë grupin të karikuar, por edhe për të provuar skema dhe lojtarë të ndryshëm.

Laçi i trajnerit Mirel Josa pas ecurisë pozitive që kanë në kampionat në javët e fundit nuk e ndal hovin as në miqësore. Sot kurbinasit kanë zhvilluar një ndeshje miqësore me Kastriotin, që militon në Kategorinë e Parë. Testi është zhvilluar në kompleksin “Internacional” në Pezë dhe është fituar nga Laçi në shifrat 1-0.

Golin e vetëm të kësaj miqësoreje e shënoi Olsi Myrta në minutën e 15-të duke i dhënë edhe fitoren kurbinasve. Si trajneri Josa, por edhe Ramdan Ndreu te Kastrioti aktivizuan në këtë takim lojtarët që patën në dispozicion.

ABDULLA DUSHKU -PANORAMASPORT

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"