Laçi gati për hapin e madh drejt Europës, fitorja ndaj Luftëtarit do i afronte tej mase kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 18:08

Laçi gati për hapin e madh drejt Europës, fitorja ndaj Luftëtarit do i afronte tej mase kurbinasit

Laçi do të luajë për herë të tretë ndaj Luftëtarit për këtë vit, teksa nesër takimi është i vlefshëm për llogari të kampionatit. Pasi i eliminoi gjirokastritët nga Kupa e Shqipërisë, skuadra e Gentjan Mezanit pret që të arrijë këtë herë një tjetër triumf, që do të konsolidonte pozitat në klasifikim, e aq më tepër në zonën europiane.

goli i lacit

Ecuria e bardhezinjve ka qenë fantastike deri më tani, por klubi kërkon që skuadra të jetë me këmbë në tokë dhe të vlerësojë në maksimum ndeshjet. Luftëtari shihet si një kundërshtar shumë i fortë, aq më tepër që gjirokastritët kanë treguar se dinë të fitojnë edhe në Laç, teksa e bënë në javën e dytë të këtij kampionati, ndërsa arritën të marrin pikë edhe në sezonin e kaluar.

Këtë herë pritet një ndeshje më e fortë, por kurbinasit janë të bindur se do të marrin sërish tri pikë. E vetmja mungesë është ajo e sulmuesit kryesor, Arturo Rexhinaldo, i cili ka shënuar tetë gola me fanellën bardhezi deri më tani. Pritet që në majën e sulmit të aktivizohet Redon Xhixha, i cili, sa herë i është dhënë shansi, e ka justifikuar besimin e Mezanit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"