Laçi, “bingo” me djalin e xhaxhait të David Alabës/ Si kurbinasit fituan garën me Vllazninë për sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 10, 2023 | 22:07

Laçi, “bingo” me djalin e xhaxhait të David Alabës/ Si kurbinasit fituan garën me Vllazninë për sulmuesin

Goditja e parë e Laçit në merkaton e verës është një sulmues anglez, emri i të cilit fillimisht u përfol si një përforcim i mundshëm për Vllazninë. Klubi shkodran ishte në bisedime me Ronald Sobovale, por në fund garën për qendërsulmuesin e fituan kurbinasit, të cilët u treguan më konkretë në ofertën që i bënë 25-vjeçarit.

4cd85efda8fa31e7bd0973d99e506ae3fc729e4c

Por kush është Sobovale, që vjen pas një sezoni të shkëlqyer në Superligën e Kosovës me klubin e Malishevës? Lojtari më i ri i Laçit është djali i xhaxhait të yllit të Real Madridit, David Alaba, teksa në moshën 15- vjeçare ka qenë një ndër futbollistët më premtues të akademisë së Çelsit.

Sobovale ka lindur në Londër dhe mediat britanike kanë shkruar shumë, pasi shpërtheu me grupmoshat e klubit blu, por në momentin kur do të bënte hapin e madh, pësoi një dëmtim të rëndë. Megjithatë, gradualisht sulmuesi mori veten dhe nisi të luante në ligat e ulëta të futbollit anglez. Në verën e vitit 2021, agjenti i tij e transferoi në Kosovë, për të provuar edhe një herë nëse mund t’ia dilte. Shpërthimi i Sobovales erdhi pikërisht në sezonin e fundit, kur në 23 ndeshje të luajtura me Malishevën, arriti të shënojë 11 gola në kampionat, ndërsa u bë protagonist edhe me katër asiste.

malisheva-1212-780x439-1-758x426

Gjithashtu dy gola i realizoi në Kupën e Kosovës. Ai është bashkëkohës i sulmuesit të Romës, Tami Abraham dhe atij të Bornmëthit, Dominik Solanke, me të cilët ka qenë në ekipin e të rinjve të Çelsit. Ëndrra e Sobovales ka qenë për të ndjekur hapat e kushëririt të tij, Alaba, por dëmtimet e kushtëzuan shumë, edhe pse asnjëherë nuk është vonë.

Roli i tij i mirëfilltë është i qendërsulmuesit, ndërsa mund të luajë edhe sulmues krahu. Shpejtësia dhe goditjet drejt portës janë “armët” e tij të forta. Te Laçi janë të bindur se kanë bërë një nga goditjet më të bujshme të merkato dhe tashmë presin fillimin e sezonit të ri për të parë Sobovalen në aksion, duke udhëhequr sulmin e kurbinasve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"