“Ky çmim do të thotë shumë, është një shpërblim për…”, talenti i Shpresave shpallet lojtari i muajit në Angli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 12, 2024 | 21:19

“Ky çmim do të thotë shumë, është një shpërblim për…”, talenti i Shpresave shpallet lojtari i muajit në Angli

Talenti i Kombëtares Shpresa, Adrion Pajaziti u shpall lojtari më i mirë i muajit mars në Premier Ligën 2. 

pajaziti

21-vjeçari  ka qenë protagonist në 9 gola për Fullhemin në tre paraqitje të muajit që lamë pas. Pajaziti ka folur për faqen zyrtare të klubit, ku ka thënë se ndihet shumë i lumtur për këtë çmim, që kurorëzon gjithë mundin e kryer në fushë për ekipin U21 të Fullhemit. 

“Ky çmim do të thotë shumë për mua. Është një shpërblim për punën e palodhur që kam bërë dhe paraqitjet e mira që kemi pasur në kohët e fundit. Jam shumë i lumtur me rikthimin tim dhe faktin që fituam tre ndeshje nga tre. Skuadra luajti mirë muajin e kaluar, shënoi shumë gola dhe jam i lumtur që jam përfshirë në shumë nga golat që shënuam. 

pajaziti fulham

Qëllimi ynë është ta përfundojmë sezonin sa më mirë. Kemi disa ndeshje të mëdha që vijnë si në kupë ashtu edhe në ligë.  Ne duam të ecim përpara për të përfunduar sezonin sa më mirë që të jetë e mundur dhe duam të fitojmë turnetë në të cilat jemi ende në garë”, u shpreh Pajazit. 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"