Kuro i pezulluar, Hebaj e Gomes në balotazh për sulmin. Ja si do të rreshtohet Teuta ndaj kampionëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 4, 2020 | 14:57

Kuro i pezulluar, Hebaj e Gomes në balotazh për sulmin. Ja si do të rreshtohet Teuta ndaj kampionëve

Teuta do të luajë sot një ndeshje të rëndësishme, pasi do të jetë mysafire në kryeqytet, aty ku do të përballet me kampionët në fuqi të Partizanit në orën 17:00. 

Teuta4563

Një duel mjaft interesant, por edhe vendimtar sa u përket synimeve që kanë durrsakët për Europën. Skuadra durrsake ka mbyllur dje përgatitjet për këtë transfertë, ku dihet që trajneri Edi Martini nuk do të ketë në dispozicion një nga lojtarët më të rëndësishëm dhe bëhet fjalë për Aleksandër Kuron.

Mbrojtësi u ndëshkua me karton të verdhë ndaj Kukësit në “Niko Dovana”, ndaj edhe ka plotësuar numrin katër dhe do të jetë i pezulluar për sfidën e sotme. Pjesa tjetër e grupit, e plotë, në dispozicion të trajnerit Martini. Me shumë mundësi Fabjan Beqja do të zëvendësojë Kuron në të majtë të mbrojtjes. Sa i përket formacionit, Hebaj dhe Gomes shikohen në balotazh për në majë të sulmit, ku shkodrani shikohet si më i favorizuar.

tEUTA

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"