Kurbinasit me disa dilema, Laçi synon rikthimin te fitorja përballë Dinamos

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 28, 2023 | 11:58

Kurbinasit me disa dilema, Laçi synon rikthimin te fitorja përballë Dinamos

Laçi-Dinamo do të luhet sot në orën 15:00 duke mbyllur javën e gjashtë të Kategorisë Superiore. Skuadra kurbinase vjen pas humbjes në Rrogozhinë, ndërsa blutë pas disfatës në derbin ndaj Partizanit.

Laci Tresa

Të dyja do të kërkojnë t’i rrëmbejnë fitoren njëra-tjetrës, në një takim që është delikat për vazhdimësinë e skuadrave në kampionat. Laçi është skuadra që shënon më shumë se kushdo në këto gjashtë javë (12 gola), por nga ana tjetër ka shfaqur probleme në mbrojtje.

Trajneri Skerdi Bejzade dhe ndihmësit e tij janë fokusuar më tepër tek ana taktike në seancat e fundit, ndërkohë që një vëmendje e veçantë i është kushtuar rikuperimit të lojtarëve.

Disa prej tyre kanë pasur probleme fizike, nga shqetësimi më i madh ka qenë sulmuesi Ronald Sobouejll. Ky i fundit ka pasur probleme në rrezet e kofshës dhe aktivizimi i anglezit është në dyshim për ndeshjen e sotme.

Probleme kontraktimi ka pasur edhe për disa titullarë, por që nuk rrezikojnë aktivizimin. Meraku më i madh ka qenë mesfushori Isi Manellari, i cili e nisi nga stoli edhe kundër Egnatias, por gjithsesi vetëm sot pak orë para takimit do të vendosët për lojtarët që kanë pasur probleme fizike.

Pritet që Bejzade t’i besojë formacionit të ndeshjes në Rrogozhinë, edhe pse dilemat janë në të gjitha repartet.

Në krahun e djathtë të mbrojtjes ka një balotazh mes Arlind Kurtit dhe Agan Mjakit, dy lojtarë që janë pjesë edhe e Kombëtareve të moshave të Shqipërisë.

Gjasat janë që të ketë një rotacion, pasi fieraku Kurti ka qenë më stabël në aktivizimin e tij, teksa shpesh ka luajtur edhe në rolin e qendërmbrojtësit.

gffg (1)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"