Kur Daniel Godelli kërcënonte me largim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2014 | 23:50

Kur Daniel Godelli kërcënonte me largim

Godelli Daniel i ekzaltuar si kampion EuropeDaniel Godelli është një nga sportistët shqiptarë që është ankuar publikisht për neglizhencën e shtetit kundrejt tyre. Peshëngritësi ka paralajmëruar disa herë që mund të largohej, duke qenë se i kishin ardhur oferta nga tre shtete të ndryshme dhe arsyeja ishte se nuk i ishin dhënë paratë që kishte fituar. Pikërisht në shtator të vitit të kaluar, Godelli deklaroi për “Panorama Sport” se shteti duhet të reagonte sa më shpejt, pasi kishte plot 40 milionë lekë pa marrë, të cilat ishin shpërblime për të gjitha arritjet ndërkombëtare në karrierën e tij, shtuar edhe trajtimet ushqimore. Edhe pse kishte kohë që i kërkonte, nuk kishte pasur asnjë reagim prej instancave. “Këtu nuk e duan sportin, madje po e shkatërrojnë. Nuk na japin djersën tonë, atë që na takon. Kam shumë kohë që pres të më paguajnë shpërblimet e përcaktuara me ligj, për triumfet e mia ndërkombëtare. Janë tre shtete të ndryshme që më kanë bërë ofertë dhe nëse shteti nuk reagon, atëherë do detyrohem të marr në konsideratë ofertat e tyre”, deklaroi vitin e kaluar Godelli. Gjithsesi, pagesat u kryen dhe situata u qetësua, duke motivuar disi edhe sportistin për suksesin e këtij viti. Tashmë, ai do shpërblehet me 100 milionë lekë për faktin që doli kampion bote, i pari në historinë e Shqipërisë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"