Kuqezinjtë në Europian, zbulohet motoja dhe logoja që do të mbajnë në rrugëtimin e tyre në Gjermani 2024

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 17, 2023 | 23:01

Kuqezinjtë në Europian, zbulohet motoja dhe logoja që do të mbajnë në rrugëtimin e tyre në Gjermani 2024

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka siguruar sot biletën për në Gjermani 2024. Por puna për pjesëmarrjen në turneun e verës së ardhshme, duket se ka nisur prej kohësh. “Panorama Sport” ka mësuar nga burime të besueshme se është caktuar që tani edhe motoja dhe logoja që do të shoqërojë rrugëtimin kuqezi në këtë turne.

WhatsApp Image 2023-11-17 at 10.45.15 PM (1)

FSHF ka zgjedhur një logo dhe një moto të veçantë të cilat do të jenë pjesë e Kombëtares. Fraza “Po ku ka si ti o Shqipëria ime”, pritet të jetë ajo e cila do të vendoset në ambientet e kombëtares gjatë turneut, apo edhe në fanella përkujtimore të kësaj pjesëmarrje të dytë në një Europian.

Njëkohësisht, ajo do të shoqërohet me një logo që tregon duart që bëjnë shqiponjën pas trofeut të Europianit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"