Kupa për Shën Valentin, “dashuri me detyrim”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 13:22

Kupa për Shën Valentin, “dashuri me detyrim”

Shën Valentini është dita e të dashuruarve.

Shumë prej futbollistëve shqiptarë, do të donin që këtë ditë të ftohtë të muajit, ta kalonin në ngrohtësinë e bashkëshorteve të tyre, por ndërkohë do të duhet të zbresin në fushë, pasi nga këmbët e tyre varet fati i sezonit i disa klubeve, që shohin te ky turne shpëtimin e tyre.

kukesii

Në katër stadiume do të luhen ndeshjet e kthimit, të vlefshme për turin çerekfinal të Kupës së Shqipërisë. Trofeu i vetëm i mbetur vakant duke parë supremacinë e Skënderbeut në Kategorinë Superiore dhe distancën nga ndjekësit.

partizani

DASHURI ME DETYRIM Kupa është rruga më e shkurtër për të arritur Europën. Kjo filozofi e sezonit u shërben skuadrave në këtë kompeticion.

skenderbeu bore

Së pari, Skënderbeu tenton të vetmin trofe që i mungon, ndërkohë që Laçi për të përsëritur suksesin e viteve të fundit.

Për Luftëtarin, rezultati nuk është në favor, ama është pikërisht ky i fundit që mund t’iu japë lavdinë prej heronjsh të besuarve të Hasan Likës nëse ia dalin përmbysjes së madhe.

Flamurtari-470x3131-470x313

Flamurtari është në vend të dytë, por distanca e shkurtër me pikë nga ndjekëset nuk garanton Europë, ndaj suksesi në Kupë shihet me prioritet.

Kukësi është larg objektivit për të ruajtur titullin, por Kupa mund të jetë shpëtim.

tirana

Dy kryeqytetaset e kanë si rrugën e vetme të shpagimit të një sezoni me shumë vështirësi (Tirana për faktin që është në kategorinë që s’ka luajtur kurrë më parë dhe Partizani i projektuar për titull që po has vështirësi edhe për zonën e Europës

Për Partizanin e shumë halleve, Kupa mund të jetë një sforco më vete… Për Flamurtarin që ia kërcënojnë vendin e dytë, jo pak, por pesë klube, ky kompeticion mund t’ia rëndojë këmbët…

partizani1

Për Kukësin që është më i brishtë se kurrë në shtëpi, Kupa mund të jetë një presion shtesë… Për Tiranën që endet në Kategorinë e Parë, ky trofe mund të quhet luks tani… Por, a është vërtet kështu? Dyshojmë që jo…

Të gjitha këto klube janë të detyruara ta “dashurojnë” kaq shumë Kupën këtë sezon sepse jo vetëm që është rruga më e shkurtër drejt Europës, por sepse do t’u shpëtonte sezonin në çdo rast. Nuk bindeni? Nëse fitojnë, kanë një trofe dhe 300 milionë lekë në xhep…

tirana

KUPA SI SHPËTIM Për dy klubet e kryeqytetit, Partizani dhe Tirana, do të ishte një hap i rëndësishëm në një sezon të vështirë.

Bardheblutë sigurisht që e kanë obligim rikthimin në Superiore, por, nëse e shoqërojnë me trofe dhe me pjesëmarrjen në Europë, do të bënin arritje shumë të madhe.

partizani

Partizani e ka si gur shpëtimi. Natyrisht që mund të sigurojë Europën për të ruajtur një lloj ekuilibri në një sezon të trazuar dhe me shumë probleme, por në qoftë se fiton trofe, shpagimi është i plotë.

Kukësi e ka detyrim si kampioni në fuqi për pretendimet e fillimsezonit, për emrin e madh që ka në stol dhe për vetë shpenzimet e mëdha që t’i shkojë deri në fund kompeticionit.

Realisht luan një finale sot ndaj Tiranës. Skënderbeu nuk e ka pasur ndonjëherë prioritet Kupën dhe ka të ngjarë që të mos e ketë as këtë vit, pavarësisht se e ka një këmbë thuajse në gjysmëfinale. Në vitet e fundit e ka përdorur këtë kompeticion në dobi të kampionatit.

ngooo

ÇELËSI I SUKSESIT Sytë janë te Ngoo dhe Ilion Lika për Tiranën. Njëri të barazojë rezultatin e sfidës së parë dhe tjetri të garantojë avantazhin e barazimit në 90 minutat e para.

Nga ana tjetër, te Guri dhe Bakaj që mund të zgjidhin ndeshjen, por do të shpresohet shumë që edhe mbrojtja e arnuar prej mungesave të mos “fusë ujë”.

Pa harruar se statistikat në “Zeqir Ymeri” të verilindorëve janë të tmerrshme. Partizani e ka si hall më vete zgjidhjen e ndeshjeve. I duhet patjetër një gol për shtesën, ndërkohë që e gjen me shumë vështirësi rrugën e rrjetës.

tirana kukesi

Ka qenë gjatë gjithë kohës si kantier, por xhevahiret e vet ose i ka të dëmtuar, ose të larguar. Çani i dëmtuar apo Sukaj që mund të ishte alternativë, janë dy shembujt më të mirë…

Përballë do të jetë Flamurtari, me mbrojtje solide dhe me një filozofi që i shkon për shtat një trajneri me eksperiencë si Duro. Pa harruar edhe vijën e parë sulmuese që krijon probleme…

Më pa stres në këtë rast është Teuta dhe, pse jo, Luftëtari. Durrsakët mund ta shndërrojnë në një ndeshje testuese me trajnerin Begeja në stol apo edhe bluzinjve, të cilët nuk mund të kenë detyrim përmbysjen e një rezultati të tillë. Gjithsesi, kualifikimi do të ishte arritje e shkëlqyer.

OLSI TUJANI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"