Kupa e Shqipërisë për moshat, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 1, 2017 | 16:06

Kupa e Shqipërisë për moshat, përcaktohen çiftet gjysmëfinaliste

Kupa e Shqipërisë për moshat është risia e futur nga Federata Shqiptare e Futbollit që prej sezonit të kaluar. Në këtë periudhë, kur kampionatet e moshave janë pushim, zhvillohet edhe ky aktivitet me pjesëmarrjen e ekipeve në bazë të renditjes në kampionat.

Partizani U-19

Gjatë dy javëve të fundit u luajtën takimet e para dhe ato çerekfinale duke nxjerrë në këtë mënyrë katër skuadrat gjysmëfinaliste në U-17 dhe U-19. Dje, në ambientet e Federatës Shqiptare të Futbollit u hodh edhe shorti për gjysmëfinalet.

Në grupmoshën deri në 17 vjeç shorti nxori çiftet Vllaznia – Skënderbeu dhe Tirana – Flamurtari. Këto dy takime do të luhen më 4 shkurt në Kamzë.

Ndërsa një ditë më vonë do të zhvillohen sfidat për U-19 mes Partizanit e Besës dhe Tiranës e Flamurtarit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"